Censurohen disa prej pikturave të Egon Schiele

8 Shkurt, 2018 - 4:29 pm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania nuk po e përkrahin iniciativën e Austrisë që të kujtohet në përvjetorin e vdekjes, piktori Egon Schiele.

Austria, në 100 vjetorin e vdekjes së një prej piktorëve më të mirë të këtij vendi, po organizon jo vetëm në Austri por në mbarë botën ekspozita për të festuar punën e piktorit. Schiele, bashkë me Klimtin dhe Kokoschka, janë tre prej piktorëve më të njohur nga Austria.

Muzeu Leopold me datë 23 shkurt hapë ekspozitën ku vijnë punët dhe jeta e piktorit që vdiq në vitin 1918 nga një epidemi.

Megjithatë, disa galeri dhe muze nëpër Evropë po e refuzojnë këtë iniciativë. Egon për vite me radhë në Evropë është konsideruar si një piktor shumë erotik, shpesh edhe pornografik.
Punët e Schiele mund të shihen në Londër dhe në Berlin. Një pjesë e tyre janë të mbuluara, të censuruara. Punët artistike ‘nudo’ të Schiele, duket se po refuzohen pas 100 vitesh kur janë krijuar, shkruan KultPlus.
Schiele madje edhe ishte i burgosur dikur për shkak se punët e tij artistike u cilësuan nga regjimi si pornografike.

Zyra e Turizmit e Vjenës megjithatë do të vazhdojë që tërë vitin 2018-të të organizojë ekspozita të ndryshme në kujtim të piktorit të njohur. Parisi do të sjellë ekspozitë në fillim të tetorit të këtij viti, ndërsa më herët ekspozita do të vijnë në Boston dhe në Albertina Museum.

Disa prej punëve më të njohura të Schiele janë “Portret of Wally”, “Përqafimi”, “Death and the Maiden”, “Standing Girl”, “Harbor of Trieste” etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme