Java e modës në Paris, Luis Vuitton prezanton një koleksion lozonjar me stil francez

7 Mars, 2023 - 2:06 pm

Louis Vuitton zgjodhi muzeun e famshëm d’Orsay për prezantimin e koleksionit vjeshtë-dimër, si pjesë e javës së modës në Paris. Në një pasarelë të zezë që evokonte rrugët e Parisit, parakaluan veshje me stil lozonjar e krijime skulpturore.

Duke eksploruar nocionet e stilit francez, Nicolas Ghesquiere, drejtori artistik i koleksionit për femra, luajti me volumin e veshjeve dhe efektet vizuale; përfshirë çizme që dukeshin si këpucë me çorape, apo pallto që ngjasonin me trikot.

Pjesë e koleksionit ishin edhe pantallonat e shkurtra Bermuda, fustanet me bust të gjerë dhe prerje të ngushta në mes dhe veshje me rruaza vezulluese.

Gjatë sfilatës në sfond, dëgjohej zhurmë rruge, ndërsa mbyllja u bë me zhurmën e hapave që jepnin përshtypjen e modeleve të padukshme që ecnin në pasarelë; efekt i krijuar nga artisti Nicolas Becker. Java e modës në Paris, e cila përfshin disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë, nga Dior, Saint Laurent, Valentino e Chanel, mbyllet më 7 mars. / a2cnn / KultPlus.com

Të ngjajshme