Del në ankand kopja e Mona Lizës, vlerësohet 90 mijë dollarë

16 Nëntor, 2019 - 7:59 pm

Një kopje e pikturës më të famshme në Botë, Mona Lizës, do të dalë në shitje në ankand dhe vlerësohet të shitet mes 70 mijë dhe 90 mijë eurove. Pa diskutim që për një fans të kësaj pikture, çmimi i kopjes është shumë herë më i lirë për xhepat se sa origjinali, dhe për këtë pritet që interesi në ankandin e datës 19 Nëntor të jetë mjaft i lartë. Piktura është bërë rreth 100 vite pasi Leonardo Da Vinci pikturoi buzëqeshjen ikonë.

Pronari aktual i pikturës, Wim Delvoye e ka blerë atë në vitin 2010 për shifrën e 35 mijë dollarëve. Kopja ndryshon nga origjinali  vetëm në përmasa, pasi ka një diferencë të vogël, dhe në vizat anash saj. Ky version është një prej rreth 150 kopjeve të pikturës së famshme që janë bërë mes shekujve të 16-të dhe të 19-të. Interesi për Mona Lizën është gjithmonë i lartë nga publiku, ashtu si për çdo vepër të Leonardo da Vincit.

Të paktën në këto raste, kur në ankand del një kopje e saj, ndryshe nga origjinali, vizitorët kanë mundësinë t`i afrohen pikturës. Një tjetër kopje e Mona Lizës u shit në ankand për 1.6 milionë dollarë në Janar në New York, nga 120 mijë dollarë që vlerësohej se do të shitej. Edhe ankandi i 19 Nëntorit mund të përfundojë i tillë. /KultPlus.com

Të ngjajshme