Dita e ujit të bekuar, Margariti sjell në vëmendje ikonën që paraqet pagëzimin e Jezu Krishtit

6 Janar, 2024 - 3:00 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli në vëmendje ikonën që paraqet pagëzimin e Jezu Krishtit nga dora e Johan Pagëzorit mbi lumin Jordan, që është e ekspozuar në Berat, me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.

Margariti thekson se kjo ikonë është realizuar në vitet 1812-1814.

“Në Ditën e Ujit të Bekuar, që festohet prej shekujsh me madhështi në qytetin e Beratit, veçojmë ikonën që paraqet pagëzimin e Jezu Krishtit nga dora e Johan Pagëzorit mbi lumin Jordan”, tha Margariti.

“Realizuar rreth 1812-14 nga Joan Çetiri, ikona është pjesë e ikonave të vogla (festive) në ikonostasin e katedrales “Fjetja e Shën Mërisë”, sot Muzeu Ikonografik “Onufri””, shkruan Margariti.

“Ajo është e ekspozuar dhe mund të admirohet nga vizitorët e shumtë të muzeut”, thekson Margariti. / KultPlus.com

Të ngjajshme