Drita, qelqi dhe arti, Dale Chihuly rikthehet në distilerinë historike të Maker’s Mark

31 Korrik, 2025 - 6:11 pm

Një ekspozitë e veçantë ndriçon këtë verë rezidencën e Maker’s Mark në Kentucky, ku arti i njohur i Dale Chihuly takohet me traditën amerikane të zanatit dhe shpirtin e një krijimtarie tërësisht të paarsyeshme, por brilante. Edhe pse bourboni mbetet specialiteti i shtëpisë në Maker’s Mark, këtë sezon janë drita, qelqi dhe ngjyrat e Chihuly që marrin vëmendjen kryesore.

Ekspozita e re e titulluar “Chihuly x Maker’s Mark” është vendosur në hapësirën e distilerisë në “Star Hill Farm” dhe shënon rikthimin e artistit të njohur, si një homazh ndaj peizazhit, trashëgimisë dhe përkushtimit pa kompromis në ndjekje të përsosmërisë.

Në hapësirat e distilerisë, ekspozita përshkruan marrëdhënien e gjatë krijuese mes Dale Chihuly dhe Maker’s Mark përmes nëntë veprave skulpturore. Ndër to përfshihet “Sapphire and Platinum Waterdrop Tower” (2017), një kullë 12-katëshe dedikuar burimeve ujore të rajonit, si dhe “Moonbow Fiori” (2025). Në qendër të ekspozitës ndodhet “Spirit of the Maker” (2013), një instalacion permanent me paletë të gjallë ngjyrash që rrëfen historinë e markës. “Pjesët e kuqe i referohen dyllit tonë të kuq ikonik, ari përfaqëson grurin e butë të kuq dimëror, ngjyra blu është një homazh për ujin që nevojitet për të krijuar bourbonin tonë, dhe ngjyra amber është vetë bourboni Maker’s Mark,” shpjegon Rob Samuels, Drejtor Menaxhues i Maker’s Mark dhe prodhues i uiskit në gjeneratën e tetë të familjes.

“Kam marrë shumë frymëzim nga peizazhi dhe arkitektura e kampusit, dhe jam shumë i lumtur që rikthehem me një ekspozitë të re që i përgjigjet këtij vendi të veçantë,” shton vetë Chihuly.

Drita luan një rol kyç në të gjithë ekspozitën. “Chihuly u tërhoq nga qelqi pjesërisht për mënyrën se si ai përcjell dritën dhe ngjyrën,” shpjegon Leslie Jackson Chihuly, presidente dhe CEO e Chihuly Studio. “Çdo vepër është e ndriçuar me pajisje speciale, duke e bërë të duket sikur ndriçon nga brenda dhe merr një karakter të ndryshëm natën.” Vizitorët që vijnë gjatë ditëve të gjata të verës ose në muzgjet e hershme të vjeshtës do të përjetojnë spektakle të ndryshme, duke bërë që çdo shëtitje në Star Hill Farm të jetë në harmoni me ritmin e natyrës.

Për turnet pas errësirës që mbahen çdo të shtunë në mbrëmje, adhuruesit e Chihuly dhe të uiskit kanë mundësinë të shijojnë Star Hill Farm Whisky dhe Cellar Aged expressions, si dhe koktej në Star Hill Provisions, restoranti i fermës që është rinovuar rishtazi. Me një menu të re dhe verandë të zgjeruar, restoranti ofron pije dhe ushqime sezonale që vijnë drejtpërdrejt nga programi bujqësor i qëndrueshëm i fermës, nën kujdesin e Leslie Krockenberger dhe shefit të kuzhinës Richard Knight.

Ndërsa instalacionet prej qelqi të fryrë të Chihulyt sfidojnë idetë tradicionale të formës dhe funksionit, dritës dhe hijes, ato gjithashtu theksojnë një shpirt të përbashkët që ka frymëzuar Maker’s Mark që nga viti 1953, dhe vendimet jokonvencionale që e kanë bërë këtë markë një ikonë./KultPlus.com

Të ngjajshme