Ekspozita ‘Identitete të trashëgimisë tonë shpirtërore’, në shëtitoren e Shkodrës

27 Shtator, 2023 - 10:30 am

40 foto të personaliteteve të njohura të trashëgimisë kulturore shqiptare, nga të gjitha trevat shqipfolëse, u ekspozuan në sheshin qendror të qytetit të Shkodrës përmes ekspozitës “Identitete të trashëgimisë tonë shpirtërore”.

Ekspozita u hap nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale si pjesë e Javës Europiane të Trashëgimisë Kulturore. Ekspozita bëri bashkë jo vetëm qytetarë shkodranë, por edhe turistë të huaj, studentë, nxënës, mësues dhe profesorë, dashamirës të kulturës kombëtare.

Ekspozita “Identitete të Trashëgimisë Sonë Shpirtërore” u çel në pedonalen “Kolë Idromeno”

Kjo espozitë pasqyroi në syrin e qytetarëve shkodranë punime të personaliteteve me ndikim të madh në trashëgiminë kulturore jo materiale

Ekspozita vjen si një bashkëpunim mes Qendrës Kombëtare të Veprimatrive Tradicionale, Bashkisë Shkodër si dhe Qendrës Rinore Atelie./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme