Ekspozitë kushtuar kompleksitetit të transformimit të dyfishtë digjital dhe ekologjik

13 Mars, 2024 - 5:41 pm

Në Qendrën e Artit “Agimi” në kryeqytet është hapur dje ekspozita “Imagine Coral Reef” e kuruar nga Lotte Kristoferitsch në bashkëpunim me Sonia Jojic.

Kjo ekspozitë u mundësua  nga Ambasada e Austrisë në Tiranë, kushtuar kompleksitetit të temave të transformimit të dyfishtë digjital dhe ekologjik.

Kuratorja austriake Lotte Kristoferitsch shpjegon principet e dizajnit rigjenerues dhe një produkt shqiptar ndërtuar me këto parime.

“Koralet janë si Amazona e detit. Përmes ngjyrës së tyre ne marrim alarmin mbi ndotjen e mjedisit ndaj metafora e tyre na bën të kuptojmë vizualisht dëmin”, shprehet ajo.

“Imagine Dignity“ synon të kontribuojë në ndërtimin e së ardhmes me vizione artistike, ide kreative dhe formate ngacmuese të dialogut midis arteve dhe shkencave, duke përfshirë edhe ekonominë.

Ekspozita në kuadër të nismës “Imagine Dignity” në Tiranë do të qëndrojë e hapur deri më 1 prill./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme