Ekspozitë në Kryegjyshatë, një galeri arti në qendrën e bektashizmit

21 Nëntor, 2019 - 11:23 pm

Për herë të parë në Shqipëri, një institucion fetar hap dyert për ekspozita.

Muzeut të bektashizmit në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë i është shtuar galeria e piktorit të njohur Omer Kaleshi.

“Omer Kaleshi ka ardhur në Tiranë me njeriun. Këtu është qendra e Dervishëve, e Bektashinjve… një galeri arti në qendrën fetare, selinë e shenjtë të Bektashinjve siç është përshembull Vatikani, qendër e katolikëve ama aty ka dhe Mikel Anxhelo”, shprehet Omer Kaleshi.

“Ka një ndërthurje, harmonie të shkëlqyer midis muzeut këtu dhe galerisë Omer Kaleshi… “, ka thënë Syrja Xhelaj.

Për artistët, kjo ekspozitë është unikale, por gjithashtu edhe një ngjarje e shënuar që do të mbahet mend, e do të ketë në vazhdim interes të shtuar.

“Kjo është një ngjarje e madhe… edhe falë baba Mondit”, tha Moikom Zeqo. /KultPlus.com

Të ngjajshme