Erzen Skololli emërohet kurator i Galerisë Cukrarna në Lubjanë të Sllovenisë

25 Shkurt, 2023 - 10:00 am

Fotografia: Majlinda Hoxha

Artisti Erzen Shkololli është emëruar kurator i Galerisë Cukrarna në Lubjanë të Sllovenisë, shkruan KultPlus.

Në njoftim thuhet se kjo Galeri është hapë në shtator të vitit 2021, dhe se për qëllim ka që kjo hapësirë të shndërrohet në një qendër të re kulturore.

 “Bashkëpunimi i sapokrijuar mes Galerisë Cukrarna dhe Erzen Shkolollit do të sjell një perspektivë globale për institucionin”, thuhet mes të tjerash për këtë bashkëpunim.

Erzen Shkololli përpos angazhimeve të shumta kuratoriale, ai ka udhëheqë dy Galeri shumë të rëndësishme. Ishte drejtor i Galerisë së Arteve në Prishtinë dhe Galerisë së Arteve në Tiranë./ KultPlus.com

Të ngjajshme