Festivali Ndërkombëtar “Sanatla Uyanmak”, një tregues i shoqërisë aktive të komunitetit turk në fushën e artit

18 Shtator, 2023 - 12:32 pm

Festivali Ndërkombëtar “Sanatla Uyanmak” (“Zgjimi me Art”) po vazhdon prej 21 vitesh, të jetë një tregues i shoqërisë aktive të komunitetit turk në fushën e artit.

Festivali ndër vite ka realizuar shumë aktivitete si ekspozita, koncerte, shfaqje skenike dhe teatrale si dhe promovim të librave, duke kontribuar kështu në promovimin e trashëgimisë sonë kulturore me tematika të ndryshme të trajtuara në kuadër të festivalit çdo vit.

Sivjet tema e festivalit ishte “Filigran”, një nga artizanatet më të rëndësishme në qytetin e Prizrenit. Prezent në hapje ishin ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi dhe Ambasadori Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilët i përshendetën të pranishmit dhe i përgëzuan organizatorët për festivalin. / KultPlus.com

Të ngjajshme