Flaka Jahaj me miqtë nga Amsterdami sjellin ‘Pop Up Shop’ në Prishtinë

29 Gusht, 2017 - 8:30 pm

Flaka Jahaj, stilistja zvicerano-shqiptare e cila punën e saj e zhvillon në Zvicër, ka depërtuar fuqishëm në tregun e modës zvicerane duke u frymëzuar me traditën e punës së dorës të nënave shqiptare, shkruan KultPlus.

Koleksionet e saj tashmë kanë depërtuar në tregun e modës zvicerane, madje ajo vlerësohet si një nga kreatoret më të mira të këtij shteti, duke fituar vendin e parë në “Swiss Design Awards 2014”.

Por, jo vetëm stiliste, Flaka e organizon edhe një Pop Up Shop me shokët e saj nga Amsterdami “BONNE SUITS, SMIB”. Ky Pop Up Shop dhe prezantimi i koleksionit të saj që vjen në bashkëpunim me IAHAI X BONNE SUITS, do të mbahet më datë 8 shtator në qendrën tregtare ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë, duke filluar nga 16:00 deri në ora 20:00.

Gjithashtu edhe me datë 9 shtator nga ora 12:00 – 19:00 edhe më datë 10 shtator në po të njëjtin orar. / KultPlus.com

Të ngjajshme