‘Fotohoot’, aplikacioni që bashkon fotografët në një vend

12 Mars, 2021 - 6:27 pm

Fotohoot është një komunitet i cili funksionon vetëm në platformën online dhe është krijuar enkas për fotografë. Komuniteti sapo është hapur dhe ka synim që të zgjerohet edhe ashtë kufijve. Kjo patformë, punon edhe në formatin e PC-së poashtu edhe Smartphone.

Fotohoot ka për qëllim që të bëjë bashkë të gjithë fotografët, në mënyrë që të bisedohet rreth fotografisë, qofshin ato diskutime për kamera, kompani, lajme të ndryshme që lidhen me artin e fotografisë, të ndihmojnë njëri tjetrin në këtë fushë etj, shkruan KultPlus.

Për t’u kyqur në Fotohoot, së pari duhet të krijohet një profil ku më pasë edhe mund të ndjekin të tjerët pjesëtarë atë. Në profilet e tyre mund të lidhin edhe profilet e tyre në rrjetet sociale tjera në mënyrë që të tjerët do kenë mundësinë t’i ndjekin kudo.

Në kuadër të Fotohoot është edhe blogu ku do të postohen lajme, intervista me fotografë të ndrryshëm dhe për çdo ditë do të përzgjedhet fotoja e ditës.

‘Është një sistem interesant ku për çdo aktivitet që përdoruesi bën ai fiton pikë në reputacionin e tij, pastaj ne kemi bërë disa rregulla ku antarët më aktiv të arrijnë në numrin e paraparë të reputacionit ata do shpërblehen me postim në blog si ‘Foto e Ditës’ dhe në gjitha rrjetet sociale, poashtu edhe akses në moderim të komunitetit. Në të ardhmen planifikojmë edhe çmime te ndryshme reale’, ka theksuar Adrian Limani, themeluesi i Fotohoot.

Ndër të tjera, Limani ka bërë thirrje për të gjithë të interesuarit të cilët kanë pasion fotografinë të regjistrohen dhe të ndanë punën e tyre me të tjerët.

Linku: https://www.fotohoot.com / KultPlus.com

Të ngjajshme