Fotoja me pinguinët e përqafuar duke ngushëlluar njëri-tjetrin fiton çmim

23 Dhjetor, 2020 - 9:15 am

Viti 2020 ka sjellë fotografi shumë të mira, prekëse e të fuqishme.

Një e tillë e realizuar në Australi, është zgjedhur fotoja fituese në “Ocean Photograph Awards” të revistës Oceanographic. Fotografi gjerman fitoi çmimin “Community Choise” të kësaj reviste.

Fotografia është realizuar nga Tobias Baumgaertner në Melburn, njofton BBC-ja.

Fotografi tha se kishte qëndruar gjatë në këtë vend, për të kapur këtë moment kur pinguinët po e ngushëllonin njëri-tjetrin pasi kishin humbur partnerët e tyre. / KultPlus.com

Të ngjajshme