2 Maj, 2025 - 1:54 pm
Galeria Qahili feston ditëlindjen e 12-të të saj, me ekspozitë, punëtori, muzikë e koktej me 6 maj duke filluar nga ora 17:00.
Shënimi i 12-vjetorit bëhet më 6 maj 2025, duke filluar nga ora 17:00. Në këtë hapen dyert për një ekspozitë festive që sjell në vëmendje koleksionin e Galerisë Qahili, një udhëtim i dymbëdhjetë viteve me art, ngjyra, emocione dhe krijimtari. Ngjarja do të përcillet me muzikë, punëtori dhe koktej.
Këtë vit, tema është “Toka” – një reflektim poetik për marrëdhënien tonë me natyrën, frymën krijuese dhe hapësirën e artit. Përmes vargjeve që shoqërojnë ekspozitën, theksohet lidhja mes trupit, shpirtit dhe tokës – një vallëzim i erës mbi kujtime, ngjyra dhe përjetime.
Për 12 vite, Galeria Qahili ka qenë një hapësirë për artistët, një shtëpi për artin bashkëkohor dhe një hapësirë që ka gjallëruar jetën kulturore të qytetit./ KultPlus.com