Gani Jakupi së shpejti mbanë Workshop në Prishtinë

1 Shtator, 2018 - 1:30 pm

Në fillim të vitit 2019, në Prishtinë vjen Workshop-i, për narracionin grafik sekuencial nga Gani Jakupi, shkruan KultPlus.

Me këtë rast ftohen të gjithë artistët vizual, vizatuesit, dizajnerët, shkrimtarët, gazetarët, fotografët e të interesuarit e tjerë, që dëshirojnë t’i përfitojnë bazat e realizimit të stripit (Comic Strip / Comic Books), romanit grafik (Graphic Novel), gazetarisë grafike (Graphic Journalism) apo storyboarding (për video-klipe dhe film).

Ky workshop pretendon gjithashtu të jetë pikëtakim inter-discplinar mes grafistëve dhe letrarëve.

Seleksionimi do të bëhet prej 18 deri më 25 tetor 2018.

“Mund të më kontaktoni me PM, ose t’i drejtoheni Qendrës Multimedia n’Prishtinë”, ka njoftuar Gani Jakupi./ KultPlus.com

Në fillim të viti 2019, do të mbahet n’Prishtinë nji Ëorkshop për narracionin grafik sekuencial. Ftohen artistët vizual, vizatuesit, dizajnerët, shkrimtarët, gazetarët, fotografët e t’interesuemit e tjerë, që dëshirojnë t’i përfitojnë bazat e realizimit të stripit (Comic Strip / Comic Books), romanit grafik (Graphic Novel), gazetarisë grafike (Graphic Journalism) apo storyboarding (për video-klipe dhe film).

Të ngjajshme