Gazmend Freitag kërkon drejtësi dhe barazi për gratë shqiptare përmes 10 portreteve

24 Qershor, 2020 - 11:20 am

Janë të shumta  figurat e grave shqiptare që kanë bërë histori. Guximi, fuqia, mençuria dhe vendosshmëria e tyre shpesh janë bërë inspirim për të tjerët.

Piktori i njohur shqiptar me famë evropiane që jeton e vepron në Austri, ka sjellë për artdashësit portretet e 10 grave shqiptare përmes të cilave kërkon drejtësi dhe barazi për gratë shqiptare, shkruan KultPlus.

Në albumin e tij të fundit, piktori Freitag ka portretizuar Nënën Terezën, Nexhmije Pagarushën, Dua Lipën, Rita Orën, Klara Budën, Jeta Zymberin, Keti Berishën, Rudina Papajanin, Amantian dhe  Favzia Fuad.

Sipas tij këto gra shqiptare kanë kontribuuar jashtëzakonisht shumë, secila në fushën e saj.

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë, dukë përfshirë dhunimet e grave dhe keqtrajtimet, e kanë shqetësuar artistin i cili përmes artit të tij ka vendosur të bëjë thirrje për drejtësi e barazi.

“Këto 10 portrete janë ndër më të dashurat për mua dhe ishte një mbledhje spontane. Por këtë iu kushtoj të gjitha grave që i kam portretuar gjer më tani. Unë e përcjelli edhe ngjarjen aktuale në vendlindje dhe e ndjeva të domosdoshme një reagim timin, për t’i përkrahur gratë shqiptare, të cilën punë unë me art e bëj gjithmonë.” – ka thënë Freitage për KultPlus.

Krejt për fund, artisti Freitage, është shprehur se do të vazhdojë të portretizojë figurat e shquara dhe punëtore të grave shqiptare, përmes të cilave do të vë në pah fuqinë e tyre. / KultPlus.com

Të ngjajshme