займ на карту онлайн потребительский кредит

Gratë e folklorit shqiptar, ilustrimet që vijnë tek publiku si portrete te Disney

26 Dhjetor, 2020 - 10:29 pm

“Baresha”, dhe “Nora e Kelmendit” janë vetëm disa nga ilustrimet e Diellza Gojanit, e cila vjen me emrin artistik, “Diego”.

Ajo tha që përmes këtyre ilustrimeve po i shtynë njerëzit që të mësojnë për historinë e popullit shqiptar, të fokusuar te gratë.

“I pari ilustrim i këtij stili që e kam bërë ka qenë Baresha, që e kam bërë me shumë si arsye për të ushtruar ilustrimin e personazheve, mirëpo është pritur aq mirë nga audienca online, që me nxiti të vazhdoj dhe të ilustroj personazhe të tjera nga folklori dhe literatura jonë”, tregoi ajo.

Diego theksoi se ilustrimet e tilla, sidomos ai i Norës së Kelmendit, i bërë në stil të ngjashëm me Disney, ka shtyrë plot njerëz online që të bëjnë kërkime online dhe të lexojnë për legjendën e saj.

“Mendoj se folklori jonë është shumë i pasur dhe në mënyrë fantastike paraqet aspekte të kulturës sonë përgjatë historisë, kështu që kam vendosur ta ruaj përmes formës së ilustrimit”, tha ajo./AlbFem/ KultPlus.com

Të ngjajshme