Hapet ekspozita në 25-vjetorin e anëtarësimit të Çekisë në NATO

19 Mars, 2024 - 10:00 pm

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ishte pjesëmarrës në hapjen e ekspozitës të titulluar “Njëzet e pesë vjet të Republikës së Çekisë në NATO”, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, për ta shënuar kështu 25-vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Çekisë në NATO.

Organizuar nga Ambasada e Republikës së Çekisë në Kosovë, në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve dhe të korit diplomatik në vend.

“Me synim të qartë dhe përkushtim të pa rezervë për rrugën euroatlantike, kryeministri Kurti e uroi ambasadorin çek në Kosovë, Bohumil Mazanek me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, dhe e falënderoi atë dhe shtetin e Çekisë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Republika e Çekisë së bashku me Poloninë dhe Hungarinë, tri shtete të ish “Bllokut Lindor”, u bënë anëtare të NATO-s më 12 mars të vitit 1999.

Të ngjajshme