Hapet Pavijoni i Kosovës në Ekspozitën e 18-të Ndërkombëtare të Arkitekturës ‘Bienalja e Venecias’

20 Maj, 2023 - 2:11 pm

Është hapur Pavijoni i Kosovës në Ekspozitën e 18-të Ndërkombëtare të Arkitekturës ‘Bienalja e Venecias’, përcjell KultPlus.

Këtë vit përfaqësues të Kosovës janë Poliksen Qorri-Dragaj dhe Hamdi Qorri me veprën ‘Transcendent Localit’.

I pranishëm në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Venecia ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Së bashku me Drejtoria e Urbanizmit Arber Sadiki, morëm pjesë në hapjen e pavijonit të Kosovës të quajtur: “Transcendent Localit”. Arkitektët Qorri- Dragaj dhe Qorri shfrytëzuan rastin për të shqyrtuar rolin e rëndësishëm që luan emigrimi në zhvillimin social të Kosovës.
Një ekspozitë plot intensitet dhe kujdes, që nxjerr në pah praninë emocionale të emigrantëve si në diasporë ashtu edhe në atdheun e tyre, ndërmjetësia në të cilën gjenden: ndërmjet kufijve, ndërmjet shtëpive dhe ndërmjet fazave të ndryshme të jetës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërkaq, këtë vit, bienalja u kurua nga akademikja, pedagogia dhe romancieria e mirënjohur Lesley Lokko dhe do të jetë e hapur për publikun deri të dielën më 26 nëntor 2023 në Arsenale./ KultPlus.com

Të ngjajshme