займ на карту онлайн потребительский кредит

Hapet thirrja për ta realizuar Pavijonin Shqiptar në Bienalen e Venecias 2020

Gusht 26, 2019 - 8:53 pm

THIRRJE PËR PROJEKTE: PAVIJONI SHQIPTAR NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËTARE TË ARKITEKTURËS, BIENALE E VENECIAS 2020, EDICIONI 17-TË

VENECIA, 23.05.2020 – 29.11 2020

Në kuadrin e Bienales së ardhshme Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të pavijonit Shqiptar, shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës që do të jetë e hapur për publikun më 23 maj – 29 nëntor 2019, me temë:

How will we live together

Tema e kësaj Bienaleje “How will we live together” është përzgjedhur nga Kurator i edicionit të 17-të Hashim Sarkis, i cili e ka motivuar zgjedhjen e tij:

Kemi nevojë për një kontratë të re hapësinore. Në kontekstin e thellimit të ndarjeve politike dhe rritjes së pabarazive ekonomike, arkitektëve i kërkohet të imagjinojnë hapësira në të cilat mund të jetojmë së bashku:

  • si qenie njerëzore të cilat, pavarësisht nga individualiteti, dëshirojnë të lidhen me njëri-tjetrin dhe me qënie të tjera në botën reale dhe digjitale;
  • si familje të reja që kërkojnë hapësira më të larmishme dhe dinjitoze për të banuar;
  • si komunitete në zhvillim që kërkojnë barazi, përfshirje dhe identitet hapësinor;
  • përtej kufijve politikë për të imagjinuar gjeografi të reja;
  • si një planet që po përballet me krizat që kërkojnë veprim global për ne që të vazhdojmë të jetojmë.

Për më shumë informacion mbi tematikën, vizitoni faqen e Bienales së Venecias 2020, www.labiennale.org

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.

Ky edicion i Bienale do të kërkojë të konfirmojë ndër të tjera idenë se pikërisht në sajë të veçantisë materiale, hapësinore dhe kulturore të saj, arkitektura frymëzon mënyrat e ndryshme të të jetuarit së bashku. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit e edicionit të 17 duhet të nxjerrin në pah ato aspekte të temës kryesore që në thelb janë arkitektonike.

Profili i kandidatëve:

  1. Të jenë studio arkitekturore apo ekipe multidisiplinare të cilët kanë në përbërje të tyre arkitektë (drejtues i grupit), artistë, graphic designer, kritikë arti, artizanë, sociologë urbanë, planifikues urbanë etj.
  2. Të dëshmojnë njohuri të mira mbi arkitekturën shqiptare.
  3. Të kenë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe peizazhit e cila do të dëshmohet përmes portofoleve të punimeve.
  4. Mund të jenë shqiptarë apo të huaj.

Kandidati duhet të jetë i aftë:

  1. Të kryejë studimin dhe të zhvillojë konceptin origjinal të shoqëruar me një rrëfim kuratorial koherent.
  2. Të hartojë projektin kuratorial të integruar për pavijonin shqiptar në Bienale së bashku me gjithë përmbajtjen e ekspozitës përfshirë këtu fotografi, instalacione, modele dhe material të shkruar për panelet e ekspozitës.
  3. Të hartojë programin kulturor që do të shoqërojë pavionin shqiptar përgjatë kohëzgjatjes së Bienales.
  4. Të realizojë kurimin, zbatimin dhe menaxhimin e plotë të projektit .

Ministria e Kulturës inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme.

PËRZGJEDHJA DO TË KALOJË NËPËR DY FAZA:

Faza I: është faza e përzgjedhjes së projekt-ideve më të mira. Kjo fazë është e hapur deri më 20 tetor 2019 ora 24.00.

Shpallja e fituesve të Fazës I: Juria do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekt-ideve më të mira, që do të kualifikohen për në fazën e dytë të konkursit, brenda datës 25 tetor 2019.

Faza II: është faza e paraqitjes së projekteve të plota të pavionit shqiptar në Bienale mbi projekt-idetë e kualifikuar në fazën e parë. Këto projekte duhet të paraqiten deri me datë 15 dhjetor 2019 ora 24.00.

Juria do të shpallë kërkesat mbi paraqitjen e projektit të plotë menjëherë pas shpalljes së fituesve të fazës së parë.

Shpallja e fituesit: Projekti dhe ekipi fitues do të shpallet brenda datës 20 dhjetor 2019.

PROCEDURA E PËRZGJEDHJES

Projekt-idetë dhe projektet e plota do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare me 5 anëtarë. Vlerësimi i Jurisë do të bazohet në kriteret e mëposhtme:

  1. Qartësinë e projekt-idesë;
  2. Forcën e imagjinatës;
  3. Potencialin e zgjidhjes kuratoriale për të komunikuar me publikun;
  4. Qartësinë e temës dhe potencialin e të bërit të prekshëm, të dukshëm dhe të komunikueshëm të temës;
  5. Fuqinë artistike dhe vizuale të projektit (idesë) dhe kapacitetin e tij për t’u “përkthyer” në një gjuhë dhe peizazh vizualisht të fortë;
  6. Fuqinë e ekipit/skuadrës për të reflektuar gjerësisht dhe thellësisht mbi temën e dhënë dhe për të sjellë risi në përmbajtje;
  7. Kapacitetin dhe eksperiencën për të komunikuar arkitekturën tek audienca dhe kritikët si dhe për të zhvilluar audienca të reja.

DOSJA E KANDIDIMIT PËR FAZËN I:

Dosja e kandidatit duhet të përmbajë:

  1. Formularin e kandidimit (shkarkojeni KËTU)
  2. Një sinopsis të artikuluar qartë mbi temën e dhënë (jo më shumë se 1000 fjalë)
  3. Metodën e hulumtimit, gjetjet e parashikuara dhe si do të jetëzohen ato në pavijon
  4. Imazhe që ilustrojnë vizionin për ekspozitën
  5. Portofoli i punimeve të realizuara nga ekipi dhe/ose anëtarët e tij
  6. CV-të e pjesëtarëve të ekipit dhe drejtuesit të tij (deri në një faqe secili)

Kandidatët janë të lirë të zgjedhin format dhe mjetet për paraqitjen e idesë së tyre. Ata ftohen të respektojnë udhëzimet e përcaktuara nga Kuratori i Bienales së 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia që i gjeni në faqen e Bienales së Venecias 2020, www.labiennale.org.

TË DHËNA TEKNIKE PËR PAVIJONIN SHQIPTAR:

Pavijoni shqiptar do të vendoset në Arsenale. Planimetria, prerja dhe foto e pavijonit gjenden KËTU.

Dorëzimi i dosjes:

Dosja duhet :

  1. të përgatitet në dy gjuhë: shqip dhe anglisht
  2. të dërgohet me postë (në formë të printuar dhe dixhitale) në vëmendje të Sekretarisë Teknike të Bienales 2020 në adresën : Ministria e Kulturës, Rruga Aleksandër Moisiu, nr 76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë
  3. të dërgohet elektronikisht në adresën: bienale2020@kultura.gov.al
  4. të dërgohet brenda datës 20 tetor 2019 ora 24.00 (faza I).

Të ngjajshme