Në Spreitenbach hapet ekspozita e Shoqatës së Artit Shqiptar

22 Janar, 2024 - 1:02 pm

Me punimet e tyre artistike, kryesisht në pikturë dhe skulpturë, prezantohen një numër i madh i artistëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Më 26 janar në qytetin Spreitenbach, Kantoni Aargau hapet “Ekspozita e Shoqatës së Artit Shqiptar”. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 1 Mars 2024.

Në këtë ekspozitë, me punimet e tyre artistike, kryesisht në pikturë dhe skulpturë, do të prezantohet një numër i madh i artistëve shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Zvicër.

Kurator i ekspozitës është Salvatore Mainardi, i cili do të mbajë po ashtu edhe fjalën e hapjes.

Hapja me aperitiv mbahet të premten, më 26 Janar 2024, nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Orari i ekspozitës:
E hënë: 8:30 – 11:30 dhe 13:30 – 18:30
Të martën deri të enjten: 8:30 – 11:30 dhe 13:30 – 16:00
Të premten: 8:30 – 15:00

Adresa: Gemeindegallerie, Bahnhofstrasse 28, 8957, Spreitenbach. / Albinfo.ch / KultPlus.com

Të ngjajshme