I fotografoi tre burra të panjohur, Twitter-t iu desh vetëm 1 orë për t’i gjetur ata

18 Maj, 2019 - 10:40 pm

Christina Boniello ishte duke shëtitur në Time Square herët këtë muaj, kur një grup prej tre burrave me theks irlandez kërkuan nga ajo që të ua bënte një fotografi.

Ata ishin si çdo grup tjetër i turistëve, por, ata kishin një kërkesë jo të zakonshme, ka shkruar në Twitter Boniello, 23 vjeçare, raporton CNN.

Ata thanë që nuk kishin telefona të mençur ose kamera, kështu që kërkuan ta përdornin telefonin e saj për ta bërë fotografinë.

“Do ta gjejmë një ditë (fotografinë)”, tha njëri nga ta, transmeton Koha.net.

Një javë pasi e kishte bërë fotografinë, Boniello e postoi në Twitter, duke shpjeguar se si i kishte njohur këta burra dhe duke pyetur nëse dikush e njeh ndonjërin nga ta.

Për më pak se një orë, Twitteri irlandez gjeti identitetin e tre burrave dhe fotografia iu dërgua këtyre ëndërruesve të Time Sqaure. Fotografia u shpërnda 5.700 herë.

Burrat në fotografi ishin Sean Tighe, Bernie Waldron dhe John Devanney nga qyteti Ballyhaunis në County Mayo në Irlandën Veriore, raportuan gazetat irlandeze.

Postimi i saj u bë viral dhe tregoi fuqinë e teknologjisë./ KultPlus.com

Të ngjajshme