Kolonia Artistike e të Rinjve “Prishtina Art”

24 Shkurt, 2023 - 4:15 pm

Së shpejti do të bëhet hapja e ekspozitës dhe mbajtja e kolonisë së artisteve të rinj në Prishtinë. Me datat 2-3 dhe 5 mars në lagjen e artistëve në Ulpianë mbahet punëtoria dhe ekspozita që mbledh artist te vendit.

Organizator të këtij eventi janë Prishtina Art, drejtor artistik Fehmi Hoxha dhe kurator Refki Gollopeni.

Ligjërues do të jenë Skender Boshtrakaj, Vjosa Bujari dhe Hajrush Fazliu. Përderisa punëtoria mbahet tre ditë, hapja e ekspozitës që shënon fillimin e eventit mbahet me 2 mars më fillim nga ora 15:00.

Këtë vit “Prishtina Art” shënon edicionin e tretë me radhë. / KultPlus.com

Të ngjajshme