Kosova dhe Shqipëria me nominime në Çmimin Europian të Arkitekturës Bashkëkohore

29 Dhjetor, 2018 - 10:12 am

Publikohen nominimet për Çmimin Europian të Arkitekturës European Union Prize for Contemporary Architecture – Mies van der Rohe Award.

Nga Shqipëria janë në garë 12 projekte arkitekturore, në listën me 383 projekte dhe punë arkitekturore.

Në mesin e projekteve shqiptare janë edhe ArTurbina, Muzeu ‘Shtëpia me gjethe”, Parku Olimpik Tirana nga DEAstudio, Villa ‘Between Olive Trees’ dhe projekte tjera.

Nga Kosova, në këtë listë janë Garden House në Prishtinë, H House nga 4mGroup dhe Anarchitecture Theatre nga anarch, shkruan KultPlus.

Fituesi i çmimit do të shpallet me 7 maj 2019 në Barcelonë. / KultPlus.com

Të ngjajshme