займ на карту онлайн потребительский кредит

Krijuesi i “The Far Side” sjell stripat e parë pas 25 vjetësh

11 Korrik, 2020 - 8:30 pm

Vizatuesi Gary Larson i ka publikuar stripat e tij të parë pas 25 vjetësh, shtatë muaj pasi kishte paralajmëruar se do ta bënte një gjë të tillë.

Më herët gjatë kësaj jave, një sector i quajtur “New Stuff” u shfaq në ueb-faqen më të re të Larsonit, raporton The New York Times.

I gjithë ky material është organizuar në tri panele të reja të përveçme, e që janë episode më të reja të “Far Side”, që kur ishte pensionuar nga këta stripa më 31 dhjetor të vitit 1994.

“Pak vite më parë, më në fund i lodhur me lapsin tim dikur besnik por tash tradhtar i besueshëm – vendosa ta provoj një tablet digjital”, ka shkruar Larson për fansat e tij këtë javë.

“Më në fund e mora një, e shkrova, edhe pa shih, diçka krejtësisht e papritur ndodhi: Pas vetëm pak çastesh po kënaqesha prapë duke vizatuar”.

“Isha i shokuar tek të gjitha mundësitë që kjo gjë t’i ofronte, të gjithë atë potencial kreativ që e përmbante. Thjesht nuk e kisha idenë se sa larg këto gjëra kishin evoluar”.

“Ndoshta edhe që më shkonte për shtati, gjëja e parë që vizatova ishte një shpellar”. /KultPlus.com

SEP 16 1983, OCT 17 1983, JAN 1 1984, JUN 27 1986, SEP 23 1988; Cartoonist Gary Larson; autographs his latest book; “Beyond the Far Side” at the Lakeside Mall; (Photo By Glen Martin/The Denver Post via Getty Images)

Të ngjajshme