Majlinda Kelmendi vjen me ekspozitën personale ‘Identitet’

21 Tetor, 2017 - 2:21 pm

Artistja Majlinda Kelmendi vjen me ekspozitën e saj personale të titulluar ‘Identitet’.

Ekspozita do të hapet në Galerinë Magaza në Rozhaje, Mali i Zi më datë 28 tetor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 3 nëntor.

K’oncepti: Simbolikë kryqëzuese .. Pa ndërgjegjen nuk do ekzistonim . Mbi të gjitha jeta është një luftë e vërtetë për të tejkaluar përballuar situata të ndryshme dhe falë tyre ne krijojmë identitetin tonë,ne kulmin e zinxhirit ushqyes.Vetpërqëndrimi është një produkt përcaktues i karakterit të punës së artistit .

Lindim të ndryshëm.

Vetbesimi është destinacioni që nuk mund t’i shmangemi , arsye e cila transformon personalitetin tonë në një luftë të vazhdueshme me pengesa. Quhet e rëndësishme që të clirohemi nga modele të tiposura që na shterojnë atë çfarë kemi ne të veçantë prej një projektimi inteligjent…”
Përbërja e këtij subjekti të ciklit Identitet & Dialog – është i thyer i analizuar dhe i rimontuar,duke afruar kohërat e largëta për të na bërë të kuptojmë dhe të mbajmë pranë qindra rrugë të ndryshme të mendjes të arsyetuara me pretendimin dhe nevojat që përgjithmonë të kërkojmë rrugë të reja.
Lidhja e emocionit me rregullin, duke mbledhur leksionet e mëdha të së kaluarës, është brenda vetvetes simbolike kryqezuese
Nga Majlinda Kelmendi

Kritika

Pikturat e Majlinda Kelmendit

Realizimet në pikturë të profesoreshes universitare Majlinda Kelmendi drejtpërdrejt dhe në mënyrë ambicioze ndërlidhen me atë traditën e pikturës shqiptare e cila zë vend aq të rëndësishëm e të lartë në nënqiellin e përbashkët në rajon. Majlinda e shfrytëzon gjuhën inovative të piktures, e cila aktivisht komunikon me nevojat vizuele të kohës sonë dhe të asaj që ajo bartë.

Përcaktimi i saj apriori ikën nga konceptimi klasik i pikturës dhe synon qëmtimin drejt lirisë absolute të pandalshme të shpirtit përmes gjurmimit të guximshëm dhe të eksperimentimit përmes formave të ndryshme dhe përmes materialeve të ndryshme kryesisht të natyrshme. Motivet e saja janë si përjetime të akumuluara që i sjellë në formën e fragmenteve që dëshmon për ekzistencën tonë dhe kompeksitetin e jetës përgjithësisht në këto hapësira dhe në hapësira tjera. Detajet që përbëjnë veprën e saj, na kujtojnë simbolet e lashtësisë nga periudha e neolitit kur totemizmi ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut të atëhershëm. Këto detaje që zënë pjesën qendrore të kompozicionit janë bërë me poteza të gjerë e të guximshëm në bazën reliefore, të cilët sikur se asgjë nuk ka të rastësishme, sikur e tëra ashtu është dashur të jetë. Assesi ndryshe. Në këtë mënyrë realizohet struktura dhe forma e pikturës e cila na flet me gjuhën e vetë materialit të përzgjedhur me kujdes dhe të komponuar me shumë mjeshtëri në strukturën e pikturës.

Në veprat e Majlinda Kelmendit gërshetohen spontaniteti mistik dhe ndjeshmëria lirike e potezave të tërë në frymën e shprehjes bashkëkohore pikturale, që ka për detyrë që realitetin objektiv ta paraqes skajshmërisht në mënyrë subjektive me simbole pamore universale, pra me lehtësi të pabesueshme sublimon qasjen pikturale klasike me shtresësimin e pikturës në lojë bashkëkohëse të formave e të simboleve, e përmes lojës neutrale të kompozicioneve të qarta harmonike me një ndjeshmëri të rafinuar për detajin.

Në këtë koncept ajo nëpërmjet pikturave të saja në mënyrë të qartë e të padyshimtë ndërlidhë dy përcaktuese – emocionalen dhe vizuelen. Në procesin e krijimtarisë ajo heq dorë nga gjykimi racional dhe nga strehimi i konceptimit fantazmë dhe të domethënies së gjërave që kanë karakter njerëzor. Në dukje të parë kjo është lojë e thjeshtë e ngjyrave dhe e formave që flasin për pjekurinë e saj në të gjitha aspektet të konceptimit të shprehjes bashkëkohore në pikturë. Thënë thjesht, arti është jeta e saj dhe pjesë e pandarë e qenies së saj.

Kritika për ekspozitën nga Aldemar Ibrahimoviq. / KultPlus.com

Të ngjajshme