‘Memories of Tomorrow’, tranzicioni i artit në Kosovë nga paslufta deri në ditët e sotme

10 Dhjetor, 2023 - 6:30 pm

Vepra të mediumeve të ndryshme, u bënë bashkë në Galerinë Kombëtare të Kosovës  për të trajtuar një tranzicion nga ludta dhe konflikti në Kosovë drejt një shoqërie më të qëndrueshme. E këto vepra erdhën si tërsi në ekspozitën ‘Memories of Tomorrow’, kuruar nga kuratori James Walmsley, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë trajton tranzicionin nga lufta dhe konflikti në Kosovë drejt një shoqërie më të qëndrueshme, më optimiste dhe më të sigurt. Artistët pjesëmarrës Adem Rusinovci, Agim Salihu, Arton Behrami, Burim Myftiu, Eshref Qahili, Faton Mazreku, Ismet Jonuzi, Kamuran Goranci, Mehmet Behluli, Zake Prelvukaj.

Kuratori i ekspozitës, James Ëalmsley, i cili erdhi për herë të parë në Kosovë në vitin 2005 tha për KultPlus se që nga ajo kohë ka parë një zhvillim shumë të madh të artit në Kosovë.

“Une doja të bëja diçka në të kaluarën, pa dyshim arti reflekton realitetin dhe padyshim që artistët krijojnë artin që ndërlidhet me çështjet shoqërore so doja të bëja diçka që e reflekton tranzicionin prej vitit 2005 kur unë për herë të parë erdha në Kosovë e deri më sot. Doja të bëj diçka akoma më pozitive, më me ngjyra dhe akoma më pozitive.”, tha kuratori, i cili mes tjerash u shpreh se përgjatë këtyre viteve ka parë një zhvillim shumë të madh të artit në Kosovë.

I pranishëm në këtë ekspozitë, artisti Burim Myftiu u shpreh i lumtur që ishte i pranishëm në këtë ekspozitë pikërisht me fotografinë e vajzës së tij.

“Kuratori  i cili është nga Manchesteri i Britanisë së Madhe e përzgjodhi ai atë fotografi time të para shumë vitesh, këtë fotografi e kam bërë në Amerikë. Në këtë fotografi ëstë vajza ime e cila me një gisht e hap roletën dhe shikon jashtë. Ajo zakonisht këtë veprim e bënte pasdite dhe priste që unë dhe bashkëshortja ime të kthehemi nga puna. Unë një ditë këtë pamje e fotografova dhe tani po ekspozohet për herë të parë pas shumë vjetëve.”, u shpreh Myftiu për KultPlus.

Ndërkaq, artistja Zake Prelvukaj tha për KultPlus se në këtë ekspozitë janë bërë të gjithë që nëpërmjet veprave të reflektojnë të kaluarën dhe të tashmen.

“Këtu është nje koncept i përgjithshëm që është si bosht që lidhen më pas konceptet tona. ‘E tashmja do të jetë e kaluara’, kjo është koncepti i ekspozitës. Natyrisht se gjithmonë koha do të jetë e kaluar, mirëpo, e mundemi të parashohin atë që do të vjen, e unë e kam parë këtë edhe në pikturat e mia, sepse ne ecim në këtë kohë. Kuratorin e kemi njohur edhe më herët në vitin 2007 kur e kemi pasë ekspozitën në Mançester kur së bashku na u dha mundësia të mbajmë ekspozitën atje”, përfundoi Prelvukaj për KultPlus.

Ju kujtojmë që ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 dhjetor 2023./KultPlus.com

Të ngjajshme