Minas Halaj, artisti i fytyrave që kthehen në art me lule (FOTO)

6 Gusht, 2017 - 10:21 am

Një piktor i tillë sheh të bukurën në çdo fytyrë. Ndoshta thënia bëhet edhe më e qëndrueshme kur shohim se Minas Halaj në cdo fytyrë inkuadron lule të bukura. Abstrakte më pas bëhen këto fytyra kur hyjnë në duart e artistit amerikano-armen.

Halaj është 35 vjeçar ndërsa pasi ka përfunduar shkollimin fillestar në Jerevan të Armenisë, ka vazhduar jetën e tij në Amerikë. Artist i disa mediumeve, ai eksperimenton me vaj, me grafikë, me kafshë, me natyrën dhe me anatominë.

Pikturat e tij janë në shtëpinë e Jim Carrey, dhe artistë të tjerë kanë në muret e shtëpive të tyre punë nga dora e këtij artisti. Pos të bukurës, Halaj merret edhe me tema artistike më sensitive. Në koleksionin e tij gjenden edhe piktura të inspiruara nga Rilindja Amerikane, që reflektojnë përvojën e refugjatit, nevojës për shtëpi, vuajtjes shpirtërore. / KultPlus.com

Të ngjajshme