Muzeu “Onufri” me sistem audio-guidë në katër gjuhë

17 Janar, 2019 - 11:10 pm

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” shumë shpejt do të mund të vizitohet përmes sistemit të audio-guidave.

Turistët do të kenë shansin të zbulojnë muzeun dhe kryeveprat e tij, duke ndjekur ritmin që i përshtatet atyre, përmes gjuhëve shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht. E teksa narracioni përcjell informacionet më interesante mbi muzeun dhe kryeveprat e shfaqura në të, nuk do të mungojnë efektet zanore të studiuara për të të katapultuar menjëherë në periudhën e Onufrit apo ikonografëve të tjerë me emër.

Projekti i dixhitalizimit u implementua dhe po finalizohet nga Projekti IntoAlbania, me bashkëpunimin e ngushtë të Muzeut “Onufri”, që dha ndihmesën në të gjitha hapat e projektit.

Finalizimi i ndërhyrjes u realizua përmes bashkëpunimit efektiv me kompaninë mirënjohur franceze Orpheo (Orpheus), e specializuar në dixhitalizim të shërbimeve muzeale si dhe A.A FILM Company në Tiranë. Kjo ndërhyrje do të sjellë një eksperiencë krejtësisht të re të turistëve në këtë muze. 

Të fundit

Të ngjajshme