займ на карту онлайн потребительский кредит

Në 100 vjetorin e lindjes së piktorit, ekspozita “Ibrahim Kodra 1928-2018” do të hapet në Zvicër

Dhjetor 10, 2018 - 3:30 pm

Në Qendrën e Arteve Ibrahim Kodra në Melide, më 15 dhjetor do hapet ekspozita me vepra të zgjedhura të Ibrahim Kodrës (1918-2006). Kjo ekspozitë hapet me rastin e 100 vjetorit të lindjes së piktorit tonë të famshëm me renome ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Në inuagurimin e ekspozitës do të marrin pjesë personalitete të jetës kulturore, artistike dhe shoqërore dhe njohës të specializuar të veprës së Ibrahim Kodrës siç janë Elena Pontiggia, historiane e artit nga Akademia e Arteve të Bukura në Brera – Milano, Stefano Mazzatorta, kurator nga Italia, etj.
Ekspozita është bërë e mundur të hapet me organizimin e „Sëiss Foundation Ibrahim Kodra“, nën patronatin e Ambasadës të Republikës së Kosovës në Bernë dhe të Komunës së Melides (TI), si dhe me bashkëpunim me Komunën Campione të Italisë e të Fondacionit Kodra në Shqipëri. Kjo ekspozitë do të mbetet e hapur deri më 15 shkurt në Centro d‘Arte Ibrahim Kodra, Rezidenca la Romantico Via Cantonale, 3 – 6815 Melide (Lugano) CH./KultPlus.com

Të ngjajshme