Në Suharekë hapet ekspozita për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun

26 Nëntor, 2018 - 4:30 pm

Dhjetëra vepra të artit pamorë do të ekspozohen sot, e hënë 26 nëntor 2018, duke filluar nga ora 17 në Galerinë “Shtëpia e Fellbahut” në Suharekë.

Ekspozita hapet me rastin e festës së 28 Nëntorit si dhe në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeu, ndërkaq organizohet nga Komuna e Suharekës në bashkëpunim me Shoqatën për Art dhe Kulturë “Elena Gjika”.

Ekspozita i kushtohet lavdisë heroike të Skënderbeut, ndërsa marrin pjesë me krijues kosovarë me vepra të ndryshëm të artit pamor, si në pikturës, skulpturës, mozaikut dhe filigranit.

Kjo ekspozitë mbahet në kuadër të një sërë aktivitetesh që organizohen në këtë komunë për nder të 28 nëntorit, apo Ditës së Flamurit dhe do të qëndrojë e hapur deri me 10 dhjetor 2018.

Refki Gollopeni, koordinator këtyre aktiviteteve ka thënë në një prononcim për Kallxo.com se Drejtoria për Kulturë Rini Sport dhe Mërgatë e Komunës së Suharekës në bashkëpunim me Shoqatën për Art dhe Kulturë Elena Gjika, me rastin e kremtimit të 28 Nëntorit dhe përkujtimin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeu për tri ditë më rashë organizojnë aktivitete kulturore dhe Sportive.

“Aktivitetet fillojnë me Orën letrare poetike dhe muzikore ku do të lexojnë krijues nga Kosova dhe Shqipëria, ky eveniment do të shoqërohet me një program të mirë artistik muzikorë të muzikës popullore të përpunuar dhe recital kushtuar heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ka pohuar Gollopeni.

Ndërsa nesër në kuadër të këtyre festimeve sipas Gollopeni, do të zhvillohet finalja e turneut në futboll të vogël, kurse më 28 nëntor do të bëhen homazhe për dëshmorët dhe heronjtë./Kallxo.com/ KultPlus.com

Të ngjajshme