Notre-Dame vjen përmes vështrimit fotografik të Roland Tashos

28 Korrik, 2019 - 9:30 am

Fotografi Roland Tasho ka çelur këtë fundjavë në Korçë,  ekspozitën e titulluar “Notre-Dame, një vështrim fotografik”.

Imazhe të katedrales ikonë të Parisit u sollën në Korçë në ekspozitën e hapur fotografike në mjediset e Pedonales.

Ekspozita përmban 48 punime dhe është realizuar pas pas një qëndrimi disamujor në Paris, ku Tasho ka fiksuar momente shprehëse edhe nga Katedralja Notre-Dame.

Tasho e konsideroi ekspozitën si kujtesë botërore dhe historike për objektin e famshëm të kryeqytetit francez.

Në çeljen e kësaj ekspozite ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak.

Të ngjajshme