Piktorët e njohur kosovarë dhurojnë punimet e tyre për ndihmë në shërimin e dy të rinjve

1 Tetor, 2018 - 8:57 pm

Piktorët e njohur kosovarë kanë dhuruar punimet e tyre për ndihmë në shërimin e dy të rinjve, që lëngojnë nga sëmundje të rënda, shkruan KultPlus.

Me blerjen e pikturave ju ndihmoni në shërimin e Arbër Sadiku (20 vjeç) dhe Hasan Mehmeti (4 vjeç), operacionet financiarisht të papërballueshme për këta dy të rinj.

Eventi i titulluar ‘HumanArt Ankand’ pret të ju bashkojë edhe juve në këtë rrugëtim bamirës të nisur me qëllim të mirë për të ju dal në ndihmë këtyre dy të rinjve.

Artist të cilët kanë dhuruar piktura deri më tani janë të shumtë, por të tjerë mund t’i bashkohen kësaj iniciative deri më datë 5 tetor në ora 12:00.

Merita Myderrizi Maloku, Veli Blakcori, Anton Krasniqi, Mentor Avdili, Agron Mulliqi e Ariana Bekteshi janë vetëm disa nga piktorët që kanë vendosur t’i bashkohen kësaj iniciative.

“Deri më datë 5 tetor mund të ofrojnë piktura për qëllim të tillë kushdo që është i gatshëm, mjetet shkojnë komplet për shërimin e fëmijëve”, ka treguar për KultPlus organizatorja e kësaj iniciative Ariana Bekteshi.

Arti e humanizmi gjithmonë duhet të shkojnë krah për krah. Këtë të premte, janë të pandashëm në SONDER, duke filluar nga ora 18:00./KultPlus.com

Të ngjajshme