Piktori shqiptar nga Austria që izolimin e kaloi me ‘sozinë’ e tij

18 Maj, 2020 - 9:28 am

Vepra e re e piktorit shqiptar nga Linzi i Austrisë, Gazmend Freitag tregon “sozinë” e tij me të cilin ai i kaloi javët e karantinës. Që të dytë tani paraqiten para publikut me një ngjyrosje, të fortë dhe plot lëvizje. Dhe u përgjigjen katër pyetjeve që ua ka parashtruar shkrimtarja austriake, Monika Grill.

Monika Grill: Sapo keni përfunduar autoportretin tuaj të ri. Si të gjithë njerëzit, ju është dashur të ndiqni rregulloret e karantinës. Si ishte për ju, i vetëm në studio, pa mundësinë për të parë miqtë tuaj?

Gazmend Freitag: Kjo nuk është asgjë e re për mua. Unë gjithmonë pikturoj dhe e bëj vetëm. Por me siguri se ndjehem pak i vetmuar, sepse më pëlqen të takoj miq për një gotë verë të kuqe në mbrëmje.

Monika Grill: E mbaj mend autoportretin tuaj nga viti 2014. Çfarë ka ndryshuar për ju që nga ajo kohë?

Gazmend Freitag: Stili im është bërë më realist, më figurativ dhe gjithashtu më dramatik. Ngjyrat janë më të forta. Unë jam më i guximshëm. Për të qenë i sinqertë, më pëlqen shumë më mirë piktura e re. Dhe unë e ndjej saktësisht mënyrën sesi shikoj në të.

Monika Grill: A ndjeheni më i moshuar?

Gazmend Freitag: Jo, aspak. Por pamja ime tani është orientuar shumë më tepër për të ardhmen. Të kaluarën e kam përpunuar në mënyrë të pikturuar. Tani jam kurioz për atë që do të vij.

Monika Grill: Tani pyetja ime për sozinë tuaj: A e keni mbajtur distancën e caktuar dhe nuk keni infektuar njëri-tjetrin?

Sozia: Ne jemi sjell në mënyrë shembullore. Dhe u infektuam vetëm me entuziazëm dhe me shumë kolorite ngjyrash. / KultPlus.com

Të ngjajshme