займ на карту онлайн потребительский кредит

Piktorja e parë shqiptare e cila sfidoi mendësinë dhe kushtet e dobëta financiare

15 Tetor, 2020 - 6:58 pm

Piktorja e parë shqiptare, Sofia Zengo Papadhimitri do të bënte ballë mendësinë e kohës, duke qenë gruaja e parë e cila merret me këtë fushë arti, për të shprehur nëpërmjet pikturës thellësinë e saj shpirtërore, shkruan KultPlus.

Pavarësisht pse ajo nuk rron më në këtë botë, fryma e saj artistike është ajo që e mban të gjallë kujtimin e saj. Kështu, Galeria Kombëtare e Arteve të Shqipërisë ka publikuar një projekt të pikturave të konceptuara dhe ekspozuara nga vet ajo, atëherë kur gruan nuk e shihnin me ndonjë afinitet artistik.

“Një projekt i vendosjes së pikturave i konceptuar nga vetë Sofia Zengo Papadhimitri, me rastin e hapjes së ekspozitës së saj retrospektive në Galerinë Kombëtare të Arteve. Bëhet fjalë për 1985-n, vit në të cilin Sofia do të prezantonte për publikun 156 vepra, disa prej tyre pjesë e Koleksionit të GKA-së”, kanë shkruar në postimin e tyre Galeria Kombëtare e Arteve.

Sofia vinte nga një familje talentësh, gjë që ia lehtësoj asaj krijimin e artit. Në 1941 ajo kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë, për t’u kthyer pastaj në vendlindje si mësuese e vizatimit në Korcë. Krijimtaria e saj artistike dallohet në Kishën ortodokse të Tiranës, të cilën në vitin 1942 e pikturoi bashkë me burrin dhe motrën e saj, Andromaqin.

Ekspozita e saj e dytë u hap në kryeqytetin shqiptar më 1965, duke e bërë publikun të dalloj magjinë e pikturave të saja duke qenë me plane të mëdha dhe ngjyra të ngrohëta e të thella. Interesante mbetet vepra “autoportret”, kurse në shumë familje të qyteteve të Shqipërisë mund të gjenden edhe sot e kësaj dite ikonat e saja. Madje në muzeun mesjetar të Korcës janë 5 nga to.

Atë dhe të motrën e saj Andromaqin nuk i patën ndalur as kushtet e dobëta të punës. Djali I saj, Jani Papadhimitri u pati shprehur shprehur se nëna I kishte punuar me sakrificë të madhe ndaj pikturës dhe artit.

“Më vjen keq që as asaj dhe as motrës Androniqi  nuk ju dha kurrë një studio pikture dhe nëna ime pikturoi gjithë jetën në një shtëpi me lagështirë”, kishte thënë Jani Papadhimitri.

Ato vijnë në artin e pikturës realiste të shekullit 20 nga piktura ikonografike pasbizantine.

Në 100 vjetorin e lindjes së piktores Sofia, Akademia e Shkencave pati publikuar librin për jetën, aktivitetin artistike dhe 130 veprat në vaj dhe në karbon. “Një jetë e pikturuar” quhej vepra në të cilën u dokumentua krijimtaria e saj në vitet 1936-1976. / KultPlus.com

Të ngjajshme