Piktura e Banksyt me majmun në Parlamentin britanik shitet me çmim rekord

4 Tetor, 2019 - 2:00 pm

Një pikturë e Banksyt, që paraqet majmunë të ulur në Parlamentin Britanik, është shitur me një çmim rekord.

Kjo pikturë është e bërë me bojëra vaji e ka një gjerësi prej katër metrash.

Para se të dal në ankand, ‘Majmunët e Banksyt’ pritej të shiteshin për rreth 2 milionë euro, por piktura e tij ka arritur që të shitet për 11 milionë euro, pas vetëm 13 minutash që ka dal në ankand.

Ky ankand u mbajt në të njëjtën dhomë ankandesh, ku Banksy para një viti habiti të gjithë, kur shkatërroi pikturën e tij të shitur për 1 milionë funte. /KultPlus.com

Të ngjajshme