Portreti i Moxartit kalon pritshmëritë, shitet me një çmim marramendës në ankand

29 Nëntor, 2019 - 5:30 pm

Një prej portreteve të rralla të kompozitorit të njohur Wolfgang Amadeus Moxart, është shitur për 14 milion euro në një ankand në Paris, ku sipas mediave franceze kjo shifër ka kaluar të githa pritshmëritë, shkruan KultPlus.

Në këtë portret shfaqet kompoziori austriak, në moshën 13 vjeçare, duke luajtur në një instrument muzikor gjatë një turneu në Itali, në janar të vitit 1770. Në këtë periudhë kompozitori dhe babai i tij, kishin qëndruar në Verona, me Pietro Lugiatin, një zyrtar i lartë në Republikën e Venecias. Dhe thuhet se portretin e Moxartit e porositi një admirues i tij

Kjo pikturë i atribuohet një artisti nga Verona, emri i të cilet nuk dihet me siguri.

Për aq sa dihet, Moxarti gjatë gjithë jetës së tij ka pasur vetëm pesë portrete.
Përndryshe, Moxarti njihet si një nga të paktët që tregoi aftësi të jashtezakonshme nga fëmijëria e tij e hershme. Ai kompozoi nga mosha pesë vjeçare dhe performoi para familjes mbretërore Evropiane. / KultPlus.com

Të ngjajshme