Posteri i grafistit Mehmeti vlerësohet me çmim të Argjendtë në New York (FOTO)

15 Maj, 2018 - 9:06 am

Posteri i grafistit Ngadhnjim Mehmeti, i realizuar për shfaqjen teatrore “Gratë” – projekt i Teatrit Shqiptar Shkup, është vlerësuar me Çmimin e Argjendtë në “Poster Annual 2019” që mbahet në New York të SHBA-së, njofton Portalb.mk.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Shqiptar i Shkupit dhe njëkohësisht kanë shprehur falemnderimin për bashkëpunimin që kanë pasur me Mehmetin dhe studion Eggra gjatë shfaqes “Gratë”.

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë që Ngadhnjim Mehmeti është fitues i Çmimit të Argjendtë në “Poster Annual 2019” me posterin e shfaqjes “Gratë” të Teatrit Shqiptar në garën ndrëkombëtare të Graphis – një nga botimet më prestigjioze për dizajn grafik në botë me qendër në New York. Krenarë për suksesin e bashkëpunëtorëve tanë, Ngadhnjim Mehmetit dhe studios Eggra. Ju falënderojmë që ngreni imazhin grafik të Teatrit tonë në skenën botërore”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar të Shkupit./ KultPlus.com

Të ngjajshme