Prej 70 vitesh një pikturë e Mondrianit është parë kokëposhtë

1 Nëntor, 2022 - 6:33 pm

Dakord, ajo është një pikturë abstrakte! Por, deri në çfarë mase?

Një nga pikturat më të famshme të Piet Mondrian është ekspozuar prej më shumë se 70 vitesh kokëposhtë, shkruan gazeta italiane ”La Repubblica”.

Pranimi i gabimit erdhi nga muzeu ”Kunstsammlung Nordrhein-Westfalen” i Dyseldorfit, i cili posedon aktualisht veprën e Mondrianit për shkak të hapjes së një ekspozite për nder të tij.

Piktura e titulluar ”Evolution”, shfaqet me rastin e 150-vjetorin të lindjes së piktorit holandez, themeluesit të neoplasticizmit.

Piktura, pronë e ”New York City 1” është një vepër e vitit 1941, e përbërë nga shirita ngjitës horizontal dhe vertikal, në ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe blu, dhe mbërriti në muzeun gjerman në vitin 1980, pasi u ekspozua nga viti 1945 në ”MoMA” në Nju Jork pothuajse me siguri e vendosur në drejtimin e gabuar.

Pretendimi për vendosjen e gabuar vjen nga artisti italian, Francesco Vissalli i cili pretendon se ia ka komunikuar gabimin muzeut që në muajin shtator të vitit të kaluar.

Nuk është hera e parë që veprat e artit, madje të një rëndësie të madhe, përfundojnë të ekspozuara në të kundërt.

Në vitin 1961, ”MoMA” vari me kokë poshtë “Le Bateau” të Henri Matisse dhe gabimi, u raportua vetëm pas 47 ditësh nga djali i tij.

Një episod i ngjashëm ndodhi gjithashtu në muzeun ”Whitney” të artit amerikan në 2015 për një vepër të Jackson Pollock që artisti e kishte menduar horizontalisht, por që ishte ekspozuar vertikalisht për ekspozitën./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme