Projekti i Astrit Nixhës fiton çmimin “BIG SEE Architecture Award 2019”

9 Prill, 2019 - 9:30 am

Pasi u shpall projekti fitues në Bienalen e Arkitekturës në Kosovë muajin e kaluar, ANARCH e Astrit Nixhës edhe një herë ka rrëmbyer një çmim të rëndësishëm me “Anarachitecture Theatre” në Klan Kosova.

Projekti i Teatrit të Klan Kosovës këtë herë rrëmbeu çmimin “BIG SEE Architecture Award 2019” në kategorinë “Public and Commerece Architecture” dhe është duke konkurruar për çmimin kryesor “Grand Prix” . Ky projekt u realizua nga Astrit Nixha, i cili ishte diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe ka një përvojë mbi 25 vjeçare arkitekturore dhe menaxheriale gjithashtu duke drejtuar zyrën e tij nga viti 2004. Objekti u punua së bashku me stafin e studios ANARCH, shkruan Ndërtimi.info.



“BIG SEE” është platforma më e re nën ombrellën e BIG. “SEE” qëndron për Europën  Juglindore e cila bashkon 19 vende dhe 350 milionë njerëz. 

“Po vizitove “Teatrin Anarchitecture”, nuk mund të shmangni të menduarit dhe të pyesni veten për kuptimin e fjalës “teatër’, një ndërtesë apo një zonë në natyrë ku luhen shfaqje dramatike”, shkruhet në faqen zyrtare të bigsee.eu.

“Niveli i detajeve është i mahnitshëm dhe këto detaje përbëjnë një tërësi që vazhdimisht argëton përpara performancës “reale” teatrore. Paleta e materialeve është e gjitha organike. Dru, shkurre, litarë, tulla, të gjitha janë me burim në vend. Ose të rimarra nga ish ndërtesa industriale, ose të punuara në fushat jo shumë larg vetë Teatrit”, shkruhet në përshkrim.

Kapaciteti i Teatrit është me 800 ulëse ndërsa ishte përfunduar në vitin 2017./Ndërtimi.info / KultPlus.com

Të ngjajshme