Puna e artistit Shuk Orani do të prezantohet në Hamburg

25 Shkurt, 2020 - 4:37 pm

Më datën 29 shkurt nga ora 18 e 30 në qytetin e Hamburgut starton ekspozita “Norbert Jäger Skulpturen”, shkruan KultPlus.

Krahas artistit të njohur gjerman, do të prezantohet edhe Shuk Orani me skulpturat e tij.

Gjatë kësaj ekspozite do të marrë pjesë skulptori i njohur Norbert Jäger, laureat i Çmimit Federal për Skultplurë në vitin 1985. Ai është i përfaqësuar ndërkombëtarisht me skulpturat e tij, ku spikat ajo e Elton Johnit, po ashtu ato në muze dhe hapësira publike.

Kur flet për Shuk Oranin, Dr. Volker Probst shprehet: “Shuk Orani është kritik i çorientimit të njeriut dhe mungesës së vullnetit, ndjenjave dhe intuitës për t’ju kushtuar vëmendje konteksteve të mëdha.

Orani studion se si një materia me ngjyrë mund të pasurojë dhe ndryshojë realitetin e mëngët përmes mundësive të reja të perceptimit. Në veprat e tij me format të madh, zbulon ngjyrën blu të pasur që është shpeshherë e mbuluar nga ngjyra e bardhë. Në pikturat e tij, ngjyrat e mundshme janë të ndërthurura dhe të mbivendosura që të arrijnë të ofrojnë një strukturë imagjinare”. /KultPlus.com

Të ngjajshme