Qëndruan për 20 vjet në një restorant, shiten në ankand 11 krijimet e Picasso

24 Tetor, 2021 - 9:06 am

11 vepra arti të Pablo Picasso, të cilat qëndronin të ekspozuara prej më shumë se 20 vitesh në një hotel të Los Angeles, u shitën në ankand për rreth 110 milionë dollarë.

Kryeveprat në pronësi të “MGM Resorts” ishin të vendosura në restorantin “Picasso” që gjendet në hotelit Bellagio.

Në shitje dolën 9 piktura dhe dy pjesë qeramike të krijuara nga artisti spanjoll, i cili ndërroi jetë në vitin 1973.

“Ylli” i mbrëmjes ishte piktura “Woman in a Red-Orange Beret”, e cila shfaq të dashurën dhe muzën e Picassos, Marie-Thérèse Walter. Ajo u shit për 40.5 milionë dollarë. Piktura tjetër “Homme et Enfant” arriti shifrat 24.4 milionë dollarë.

Tabloja “Nature morte au panier de fruits et aux fleurs”, e cila u pikturua nga artisti gjatë pushtimit nazist të Parisit arriti shifrat 16.6 milionë dollarë.

Ky koleksion u nis rreth 20 vite më parë nga miliarderi amerikan Steve Wynn, i cili kishte më herët në pronësi dhe hotelin Bellagio. / KultPlus.com

Të ngjajshme