Rama inspekton restaurimin e Akademisë së Arteve: Gur i çmuar i trashëgimisë kulturore

9 Qershor, 2020 - 10:00 am

Kreu i qeverisë inspektoi restaurimin e godinës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti.

“Gur i çmuar i trashëgimisë kulturore”. Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama godinën e Akademisë së Arteve. Kreu i qeverisë inspektoi restaurimin e godinës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti.

“Kemi disa ide për lëvizjen e përkohshme. Këto që kemi vendosur janë më të mira nga ato që ishin më herët. Do bëjmë investim të madh për kampusin. Do të bëjmë investimet e duhura. Do zgjidhet edhe puna e lëvizjes së studentëve”, shprehet Rama.

” Ideja është që këtu të ndërtojmë një shesh të madh publik. Projekti parashikon dy salla të reja. Krijohen më shumë hapësira edhe rreth e përqark”, shprehet Elva Margariti.

Teatri i Operas ishte një banjo poshtë, ndërsa tani ka dhoma individuale për solistë, ka kushte moderne”, thote Rama.

“Godina qendrore e Akademisë së Arteve është një objekt i rëndësishëm i Trashëgimisë Kulturore dhe si i tillë, jo vetëm është transformuar së brendshmi në kuadrin e Paktit për Universitetin, duke garantuar kushte optimale për studentët e pedagogët, po edhe është rivlerësuar/restauruar në të gjithë elementët që e bëjnë atë një gur të çmuar të gjerdanit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, shkroi më herët Rama në rrjetin social. / Shqiptarja.com/ KultPlus.com

Të ngjajshme