Të mërkurën në Kino Armata hapet ekspozita kolektive ‘Klubet Digjitale të Mediave’

20 Dhjetor, 2021 - 4:05 pm

DokuFest përmes përkrahjes së GIZ-it Gjerman ka arritur që të themelojë Klube te Mediave në 20 Shkolla Kampione të 7 Komunave të Kosovës.

Ekspozita digjitale e Klubeve Digjitale të Medias të këtyre Shkollave Kampione, ku do të prezantohen animacionet e shkurtëra të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Shkollave Kampione, do të mbahet të Mërkurën më 22 dhjetor, në ora 14:00 në Kino Armata, Prishtinë, përcjell KultPlus.

Arsim Cilësor, Zvogëlim i Pabarazive, Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme dhe Veprim për Klimën janë temat të cilët nxënësit kanë punuar animacionet e tyre me teknikën Stop Motion.

Ekspozita do të mbyllet me një koktej rasti me të pranishmit në hollin e Kino Armata./KultPlus.com

Të ngjajshme