‘Tirana Photo Festival’ shfaqi 100 fotografi që ‘zbulojnë’ Shqipërinë

9 Tetor, 2021 - 2:57 pm

100 fotografi që zbulojnë Shqipërinë janë paraqitur dje në edicionin e katërt të “Tirana Photo Festival”, hapur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës me dëshirën për të mbështetur aktivitete që promovojnë vendin tonë.

Dje pasdite u shpallën edhe fituesit e “Tirana Photo Festival” ndërsa ekspozita e titulluar “Vendi im” do të qëndrojë e hapur deri në 15 tetor.Kështu, vendin e parë e zuri Gerti Kadillari, të dytin Najada Dafa dhe të tretin Fatjon Sinani.

Fotoja me mesazhin më të mirë sensibilizues u shpall ajo e Saimir Kalbajt, projekti më i mirë për Fabiola Muhollarin. Fotoja fituese e konkurseve sezonale të Tiranës ishte e Luljeta Mustafajt. Dy fituesit për videot ishin Brian Hoxha dhe Ledio Hysi dhe Duli Kasmi.

“Tirana Photo Festival” është Festivali më i madh fotografik në Shqipëri. Një festival kushtuar artit të fotografisë, motivimit dhe vlerësimit të artistëve, promovimit të Shqipërisë përmes fotografisë dhe edukimit të të rinjve me artin e fotografisë me qëllimin për të rritur krijimtarinë dhe mbështetur artin dhe kulturën e vendit tonë. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme