Tregtari i artit që mbështeti “Hezbollahun” akuzohet për shmangie të sanksioneve amerikane

21 Prill, 2023 - 9:08 am

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzoi të martën një financier të grupit militant Hezbollahut dhe tetë të tjerë për shmangie të sanksioneve dhe pastrim të pothuajse 160 milionë dollarëve.

Në disa raste, pastrimi i parave u bë përmes veprave të artit dhe diamanteve, shkruan abcnews.go.com, transmeton klankosova.tv.

Prokurorët pretendojnë se Nazem Ahmad vazhdoi të blejë vepra arti dhe diamante të nivelit të lartë përmes entiteteve të ShBA-së dhe i ofroi qasje në tregjet financiare ndërkombëtare një organizate terroriste.

Ahmad ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i anëtarëve të nivelit të lartë të Hezbollahut, një grup terrorist me bazë në Liban, i cili u cilësua nga Shtetet e Bashkuara si një organizatë terroriste e caktuar.

Ai u sanksionua gjithashtu nga Departamenti i Thesarit në vitin 2019, duke e ndaluar atë të bënte çdo biznes në Shtetet e Bashkuara.

Në një konferencë shtypi të martën, udhëheqës të lartë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Tregtisë, Thesarit dhe Shtetit bënë të qartë se ata duan që ai të kapet, madje duke ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij.

“Ahmad dhe rrjeti i tij përdorën një rrjet kompleks subjektesh biznesi të paligjshme për të blerë vepra arti të vlefshme dhe për të siguruar shërbimin e klasifikimit të diamanteve me bazë në ShBA, të gjitha duke fshehur përfshirjen e tyre dhe përfitimin nga këto aktivitete në vlerën prej rreth 160 milionë dollarësh, duke i ofruar gjithashtu qasje organizatës terroriste Hizballah në tregjet financiare të ShBA-së dhe atyre ndërkombëtare”, u tha gazetarëve Zëvendës Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Tien./klanksova/KultPlus.com

Të ngjajshme