Vdiq Charlie Cole, fotografi i imazhit simbolik të protestave kineze

13 Shtator, 2019 - 2:45 pm

Charlie Cole, fotografi i imazhit simbolik të protestave kineze në sheshin Tiananmen, vdiq në ishullin Bali, ku kishte jetuar për disa kohë raportoi BBC.

Fotografia, që paraqet një burrë të vetëm përpara tre tankeve, u bë nga Cole nga një ballkon hoteli më 5 qershor 1986, një ditë pasi mijëra protestues dyshohet se ishin vrarë në rrugët e vendit.

Në vitin 1990 Cole, i cili u lind në Teksas, u nderua me çmimin më prestigjioz të fotografisë, World Press Photo.

Duke kujtuar atë histori, Cole thoshte se ai mendonte se burri do të vritej dhe se ishte detyra e tij të regjistronte atë që po ndodhte.

Njeriut në foto nuk iu njoh kurrë identiteti dhe as fundi. /KultPlus.com

Të ngjajshme