Cineplexx ja dedikon ditën e hënë studentëve me një super-ofertë!

10 Tetor, 2022 - 5:37 pm

Cineplexx ja dedikon ditën e hënë studentëve me një super-ofertë!


Tani çdo të hënë, Cineplexx risjellë super-ofertë për studentët e cila përfshin një biletë për film 2D, një
pije dhe një Popcorn për vetëm 5€. Kjo super-ofertë vlen çdo të hënë dhe mund të shfrytëzohet në të dy
lokacionet e Cineplexx – në Prishtinë dhe në Prizren.
Disa nga filmat që mund t’i shikojnë studentët sot janë:
Ticket to Paradise
Komedi/Romancë
Një çift i divorcuar (Julia Roberts dhe George Clooney) bashkohet në një udhëtim në Bali për të ndaluar
vajzën e tyre të bëjë të njëjtin gabim që mendojnë se ata kanë bërë para 25 viteve.
Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Amsterdam
Mister/Komedi
Në vitet 1930, tre miq janë dëshmitarë të një vrasjeje për të cilën fajësohen ku ndërkohë ata zbulojnë
një nga komplotet më mizore në historinë Amerikane. Filmi është me aktorët kryesor në këtë film janë
Christian Bale, Margot Robbie, John David Washington dhe Roberto De Niro.
Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU


Smile
Horror/Triller
Pasi që dëshmoi një incident të çuditshëm, traumatik i cili përfshin një paciente, Dr. Rose Cotter fillon të
përjetojë dukuri të frikshme që ajo nuk mund t’i shpjegojë. Rose duhet të përballet me të kaluarën e saj
shqetësuese në mënyrë që të mbijetojë dhe t’i shpëtojë realitetit të saj të ri të frikshëm.
Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU


Çmimi mund të rritet prej 0,30€ deri në 0,80€ për filma mbi 120 min. si dhe 1,10€ për filma 3D. Për më
tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni
direkt në kinema prej orës 15:00.

Të ngjajshme