Aktori i “Breaking Bad” vjen në Tiranë

11 Tetor, 2023 - 11:30 pm

Në ditën Kombëtare të Aktivizmit në Ambasadën Amerikane në Tiranë, në praninë e ministres së Kulturës dhe Shëndetësisë folën për rëndësinë e zërit ndryshe në shoqëri.

Në praninë e individëve dhe shoqatave që ia kanë dalë të behën zëri i personave me aftësi ndryshe në shoqëri, I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane David Wisner vlerësoi Aktivizmin në Shqipëri.

“Një shembull i mirë i Shqipërisë dhe përkushtimit të saj në të drejtat e njeriut është rasti i afganëve që u larguan nga vendi i tyre për shkak të luftës dhe gjetën strehim në Shqipëri. Edhe ne kemi aktivizëm, dhe më mirë se me rastin e RJ Mitte nuk mund ta prezantonim”.

I pranishëm ishte edhe aktori amerikan RJ Mitte, që u bë i njohur për rolin e tij në serialin Breaking Bad.

“Edhe jeta ime nuk ka qenë e thjeshtë për shkak të një sëmundje. Njerëzit janë mësuar të thonë që nuk ja del dot. Nuk e bën dot. Dhe dua t’ju them që kjo ëstë e pavërtetë. Nuk duhet të kesh frikë për t’ju shpërfaqur ashtu siç je dhe shihesh nga bota për atë çka je”.

Ky aktivitet është përfshirë në Javën e Kulturore të  Amerikës, ku vetë ministrja e Kulturës Elva Margariti, shpalosi rëndësinë e programit.

“Mirëpresim çdo gjë që është ndryshe nga ne, çdo kulturë, çdo histori, çdo element identitar”.

Po ashtu, në mbyllje të programit, u ndanë edhe 5 çmime ndaj personazheve dhe shoqatave që ja kanë dalë të bëjnë ndryshimin për shumë kauza.

Në sheshin Italia, në kuadër të ditës kombëtare të aktivizmit u çel dhe një panair me këtë emër, ndërsa u vizitua nga të ftuarit kryesor. / KultPlus.com

Të ngjajshme