Aktori i Game of Thrones” Në fillim të xhirimeve të filmit nuk kisha para, flija në furgon

30 Maj, 2019 - 10:00 am

Jason Momoa i bëri për vete adhuruesit me rolin e Khal Drogos në serinë Game of Thrones, pas së cilës vazhdoi të luante role dhe të arrinte suksese gjithnjë e më të mëdha. Sot ai e ka një jetë luksoze, ndërsa dikur nuk kishte para as për biletën e aeroplanit, të cilën e kujtoi.

“Po e kërkoja telefonin tim dhe e gjeta këtë. Fotografia është bërë në një nga parkingjet e makinave në Irlandë ku isha me mikun tim më të mirë. Atëherë po e bënim një pushim nga xhirimi i ‘Game of Thrones’, por nuk kishim para të shkonim në shtëpi kështu që e morëm me qira një furgon dhe udhëtonim nëpër Irlandë duke e kërkuar versionin më të mirë të Guinnessit,” shkroi aktori i ri në Instagram, duke shtuar se pikërisht atëherë e zbuloi se Guinness ishte njësoj i mirë në të gjitha vendet, shkruan KOHA Ditore.

Ai shtoi se atëherë u takua me shumë njerëz të shkëlqyer dhe përjetoi momente edhe më të bukura, dhe se do t’i kujtojë përgjithmonë ato.

“Ende më mungon familja ime, ndërsa më duket sikur po filloj vetëm tani,” shkroi dhe e përfundoi tekstin me fjalinë se nga miku i tij Brian do të kërkonte më shumë fotografi.

Edhe pse Momoa u shfaq vetëm në sezonin e parë, ai vazhdoi ta ndiqte ekipin nëpër të gjitha shtatë sezonet e mbetura dhe i mbështeti ata me gjithë zemër deri në fund. / KultPlus.com

Të ngjajshme